Infeksionet vaginale janë një nga problematika shëndetësore më të zakonshme, që prekin pothuaj të gjitha vajzat dhe gratë. Mirëpo keni menduar se jeni vetë ju, më saktë veprime dhe zakone tuaja të përditshme që çojnë në shfaqjen e tyre?
1.Edhe pse pantallonat e ngushta ju nxjerrin në pah format, mbajtja e tyre veshur për një kohë të gjatë është një ndër gabimet e përditshme, që çon në shfaqjen e infeksioneve vaginale. Ato bllokojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë, nuk lejojnë ajrosjen e trupit dhe si rrjedhojë kthehen në një habitat të mundshëm ku mund të shumohen bakteret. Kjo është arsyeja që gjinekologët këshillojnë që të ndërroni veshjet pas aktivitetit fizik dhe të zgjidhni të brendshme pambuku.
2.Një tjetër faktor risku është pikërisht larësi intim. Tashmë mund ta gjeni në çdo dyqan apo farmaci, madje shpeshherë gama e tyre është aq e gjerë saqë nuk dini ç’të zgjidhni, mirëpo a duhet përdorur larësi intim? Pavarësisht përmbajtjes së tij, bimore ose jo, ky produkt është shumë i panevojshëm pasi zhbalancon florën bakteriale dhe mund të shkaktojë infeksione vaginale. Vagina është organ vetëpastrues, ndaj mos harxhoni para duke blerë produkte të tilla.
3.Jemi shumë pranë verës dhe me ngrohjen e motit, fillon edhe sezoni i plazhit dhe pishinave. Këto të fundit mund të kthehen në burim rreziku jo vetëm për infeksionet e lëkurës, por edhe ato vaginale. Produktet që përdoren për mirëmbajtjen e tyre, dmth për filtrimin e ujit, mund të ndryshojnë pehashin e zonës suaj intime. Prandaj kaloni sa më pak ujë në pishinë.
4. Marrja e antibiotikëve është një ndër faktorët kryesorë që çojnë në shfaqjen e infeksioneve vaginale. Këto medikamente ‘’vrasin’’ mikroorganizmat ushqyes që i nevojiten trupit, duke zhbalancuar pehashin vaginal dhe krijuar vatra infeksioni. Për këtë arsye këshillohet që gjatë kohës që trajtoheni, t’i shoqëroni antibiotikët me integratorë anti-mykotikë.