“SA DO BËRTAS…”/ Luizi flet për finalistin e parë të BB VIP: Shkon direkt nga dita 115 në të 133-ën – AlpeGossip
“SA DO BËRTAS…”/ Luizi flet për finalistin e parë të BB VIP: Shkon direkt nga dita 115 në të 133-ën

“SA DO BËRTAS…”/ Luizi flet për finalistin e parë të BB VIP: Shkon direkt nga dita 115 në të 133-ën

Gjatë ‘Prime’-t të sotëm pritet që të shpallet finalisti apo finalistja e parë e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”. Në këtë mënyrë, njërit prej banorëve i ‘pritet bileta’ e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, deri më datë 6 maj.

Luiz Ejlli i bëri thirrje teleshikuesve që ta votojnë si finalist i parë, pasi me atë zgjedhje do t’i ndryshojë jeta.

Ai tha se kjo gjë jo vetëm që do gëzoja ata që do të votojnë, por edhe vetë atë, duke qenë se shpesh herë ka përsëritur faktin se ka dëshirë të shkojë në finale dhe përse jo, të jetë fitues.

Mëngjesin e sotëm, duke biseduar me Kiara Titon dhe Elvis Pupën, këngëtari i njohur tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.

“Të më sjellin ndonjë rrobë sot se kot, kot, kot, ndoshta ia ka dhënë trurit publikut që të më çojnë finalist të parë, kot. Prite Zot. Nuk e di si do reagoj, e di sa do bërtas o Vis. I bie me shkuar direkt nga dita e 115 në ditën 133. A di ça do me thënë me kaluar direkt 18 ditë. Ai është televotim.