PASUESI I ”TOP FEST”/ Top Channel prezanton festivalin e ri që fillon së shpejti – AlpeGossip
PASUESI I ”TOP FEST”/ Top Channel prezanton festivalin e ri që fillon së shpejti

PASUESI I ”TOP FEST”/ Top Channel prezanton festivalin e ri që fillon së shpejti

Top Channel do të sjellë një format të ri i cili duket se do të jetë pasuesi i “Top Fest”, festivalit që bëri revolucion në skenën e muzikës shqiptare. Lajmin Top Channel e ka bërë të ditur përmes një promoje fillestare ku njoftohet se janë hapur aplikimet.

Spektakli do mbajë titullin “Jeho” dhe duket se ka konceptin e “Top Fest”.

“Së shpejti, ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare në Top Channel, Top Albania Radio dhe My Music. Një garë midis këngëve të reja të krijuara nga artistë të mbarë shqiptarisë. Dërgoni krijimet tuaja. ‘Jeho’, spektakli më i ri i muzikës moderne shqiptare. Mos harroni, një beat mund të bëhet super hit”, thuhet në paralajmërim.

Burimi: Prive