ARJON MUÇA KONFIRMON LAJMIN/ Këtë sezon do e shohim në Vizion Plus – AlpeGossip
ARJON MUÇA KONFIRMON LAJMIN/ Këtë sezon do e shohim në Vizion Plus

ARJON MUÇA KONFIRMON LAJMIN/ Këtë sezon do e shohim në Vizion Plus

Moderatori i njohur, Arjon Muça është një nga hyrjet më të reja në Vizion Plus. Këtë sezon të ri ai ka pranuar ftesën për t’u bërë moderator i njërit prej programeve më të suksesshëm të televizionit në fjalë.

Krah Brunilda Lahes, Arjoni do bashkëprezantojë emisionin ‘My Living’.

Moderatori ka zëvendësuar Xhani Shqerrën, i cili ka qenë prezantues i programit në fjalë për disa vite.

Lajmi është konfirmuar nga Arjoni me anë të një video të publikuar në ‘InstaStory’ ku shfaq pamje nga përgatitja e materialeve në studion e montazhit. ‘My Living’ pritet të nisë gjatë këtij muaji.