ÇFARË NDODHI? Plas keq debati mes Ilirit dhe Eltonit: Mati fjalët me mua, vetëm llap si b*thë turtulli – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Plas keq debati mes Ilirit dhe Eltonit: Mati fjalët me mua, vetëm llap si b*thë turtulli

ÇFARË NDODHI? Plas keq debati mes Ilirit dhe Eltonit: Mati fjalët me mua, vetëm llap si b*thë turtulli

Nuk kanë pritur të kaloj shumë kohë nga spektakli, teksa ka nisur menjëherë debati mes Ilirit dhe Eltonit.

Kujtojmë se Iliri zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Njëri prej të treve do të lërë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së premtes.

Ditën e sotme, Iliri dhe Eltoni kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar tonet e ashpra. Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën.

Ilir: Si bythë turtulli, vetëm llap llap llap.

Elton: Ti për mua je zero.

Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.

Elton: Bravo. Ik e flej tani.

Ilir: Ti mua ik e flej, vazhdo…

Elton: Rri urtë pra.

Ilir: Ti më thua mua rri urtë?

Elton: Është më mirë.

Ilir: Ule tonin, fjalët mati me mua. Nuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.

Elton: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve.