ME SIGURI E KENI HARRUAR! Kur Noizy ishte pjesë e “Kafazit të Artë” (VIDEO) – AlpeGossip
ME SIGURI E KENI HARRUAR! Kur Noizy ishte pjesë e “Kafazit të Artë” (VIDEO)

ME SIGURI E KENI HARRUAR! Kur Noizy ishte pjesë e “Kafazit të Artë” (VIDEO)

Ndoshta pak e kujtojnë, por vite para Big Brother, në News 24 trasmetohej reality-shoë i parë në vend. Flasim për “Kafazi i Artë”, një produksion që ‘edukoi’ shqiptarët me këtë format.

Konkurentët ishin njerëz të zakonshëm, që për 100 ditë qëndronin të mbyllur brenda shtëpisë më të famshme të kohës. Në këtë format nuk kishin sesi të mungonin edhe surprizat.

Njëri prej artistëve që është future në shtëpi për të takuar dhe uruar banorët ka qenë edhe Noizy. Natyrisht që në atë kohë, reperi nuk kishte famën që ka sot, dhe ashtu si e shihni edhe nga video, as pamjen e sotme. Noizy sapo kishte nisur rrugëtimin e tij në muzikë, por shpejt ai kishte bërë fansa.

Teksa lëshohet muzika e tij në sfond, artisti hyn në shtëpi duke kërcyer. Ajo që na ra në sy nga video janë komplimentat dhe puthjet e përqafimet që ai i jep vajzave të shtëpisë.Artisti ka qenë shumë i afërt veçanërisht me vajzat në shtëpi, duke u treguar sa flirtues aq edhe xhentil në vizitën e shpejt që ai pati në këtë shtëpi.