Pak kohë më parë, Demi Lovato kaloi në mbidozë opiatesh dhe u gjet e pajetë në shtëpinë e saj nga asistentja. Ambulanca mbërriti me shpejtësi dhe Demi u ringjall me anë të Narcan, një medikamenti që përdoret për të zhbërë efektin e opiateve.
Shpërndarësi që siguroi drogën për Demin atë natë, foli për TMZ. Brandon Johnson tha se Demi i shkruajti në 4 të mëngjesit, ditën kur kaloi në mbidozë, dhe i kërkoi të kalonte nga shtëpia e saj. Ai tha se e kuptoi qëllimin e vizitës dhe mori kokrra me vete, të cilat i pinë bashkë. Johnson shton se Demi e dinte mirë ç’po merrte, e dinte që kokrrat vinin nga rruga, jo nga farmacia, e sërish i pranoi.
Sipas Johnson, si dhe Demi janë droguar shpesh bashkë, madje kanë pasur dhe një lidhje seksuale, edhe pse Demi e mohon kategorikisht.
Johnson i solli kokrrat nga Meksika, të cilat aludohet të kenë qenë Oxycodone të përziera me fentanil. Ai u largua nga shtëpia e Demit në 7 ose 8 të mëngjesit dhe sipas tij, këngëtarja ishte në gjumë, e qetë. Pak orë më vonë, asistentja e Demit e gjeti këngëtaren prag vdekjes dhe njoftoi ambulancën.
Tani, Demi është shëndoshë e mirë dhe gjendet në një qendër rehabilitimi.