FIFI E OFENDOI RËNDË/ Rreperja Tayna ja kthen KEQ fare live në emision – AlpeGossip
FIFI E OFENDOI RËNDË/ Rreperja Tayna ja kthen KEQ fare live në emision

FIFI E OFENDOI RËNDË/ Rreperja Tayna ja kthen KEQ fare live në emision

Kanë marrë një vëmendje të madhe këtë vit reperet shqiptare dhe “diss-et” që i kanë bërë njëra-tjetrës nëpër këngë. Kësaj konkurrence i hyri edhe Fifi, kënga e të cilës “Habibi” u komentua shumë për këtë shkak. “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u kalb n’silikon”, shprehej Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna thotë se e ka belin shumë të hollë.

“O ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, vazhdonte Fifi në këngë. Nuk mbaroi me kaq pasi në një emision pak kohë më parë këngëtarja u shpreh se Tayna dhe Rina nuk kanë bagazh për ta quajtur veten “Mami i repit”.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Tayna i është përgjigjur për herë të parë publikisht “diss-eve” të Fifit.  Pasi mbaroi së kënduar Olimpia, Tayna u shpreh: Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka kënduar këtu ndonjëherë. Duke e krahasuar kështu me Fifin e cila dikur këndonte në “Xing me Ermalin”.

“Oh sa belin e hollë”, komplimentoi Tayna Olimpian, ashtu siç shprehet për veten në këngën “Columbiana” që nisi edhe “sulmet” me reperet e tjera.