Mendjelehta? Thënë më saktë të suksesshme! Këto janë bjondet me të cilat u dashurua e gjithë bota - AlpeGossip
Mendjelehta? Thënë më saktë të suksesshme! Këto janë bjondet me të cilat u dashurua e gjithë bota

Mendjelehta? Thënë më saktë të suksesshme! Këto janë bjondet me të cilat u dashurua e gjithë bota

Gjithmonë janë paragjykuar gratë të cilat flokët e tyre i kanë mbajtur në ngjyrë të verdhë, por ne do të listojmë të gjitha bjonde që kanë lënë gjurmë gjatë viteve. Muzikante, modele, aktore… nuk ka rëndësi se çfarë profesioni është, bjondet gjithmonë kanë “nderuar” botën.

Marilyn Monroe

Pavarësisht vdekjes së parakohshme të saj në vitin 1962, Marilyn Monroe mbetet një nga aktoret më popullore në botë dhe ikonat e kulturës pop. Ylli i filmave të mëdhenj të viteve ’50 si “Like It Hot” dhe “The Seven Year Itch”, Marilyn u bë vërtet popullore për të gjithë pas disa ndryshimeve kryesore. Së pari, ajo ndërroi emrin e saj nga Norma Jean Mortenson në Marilyn Monroe dhe së dyti ajo ishte një zeshkane natyrale, por pas lyerjes së saj në bjonde plantin ajo fitoi zemrat e të gjithëve.

Madonna

Madonna është një nga këngëtaret më simpatike bjonde. Ylli amerikan ka sjell hite të shumta që i gjithë publiku i kujton dhe i këndon në koncertet e këngëtares. Madonna gjithashtu ka luajtur në disa filma të suksesshëm si “The League Of Their Own” dhe “Evita”, por me të vërtetë, “Girl Material” do të mbahet mend gjithmonë për himnet e bukura dhe të këndshme të muzikës pop (të cilën ajo ende po e nxjerr).

Pamela Anderson

Nëse ka një imazh bjondeje më të bukur ajo do të ishte “Pamela Anderson”. Shfaqja televizive “Baywatch” e bëri Pamela një yll botëror. Por edhe nëse nuk e keni parë , mund ta njihni Pamelën për shfaqjet e saj të ndryshme në revistat e njohura si Playboy dhe GQ. Edhe pse nuk ka zgjedhur gjithmonë filma spektakolare për të luajtur gjatë viteve, Pamela është ende një figurë popullore në 2018-ën.

Britney Spears

Britney Spears ka mbetur një ikonë pop për shumë vite. Ju e njihni atë për hite të mëdha si Toxic, Oops… Britney edhe në ditët e sotme ende është duke bërë tituj, veçanërisht kur ajo ka shitur një pikturë për 10.000 dollarë dhe ka dhuruar fonde për bamirësi.

Reese Witherspoon

Reese Witherspoon ka përfituar plotësisht nga flokët e saj të bjond, duke u shfaqur jo në një, por në dy filma në fillimet e saj. Megjithatë, nuk janë vetëm ato filma që e bënë një aktore të suksesshme, por edhe “Walk the Line”, “Wild”, dhe “Cruel Intentions”. 41-vjeçarja gjithashtu luajti në një film të suksesshem të quajtur Home Again, i cili ka fituar komente të favorshme.

Lady Gaga

Lady Gaga (emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta) është një yll ndryshe nga çdo tjetër. Nuk ka frikë të shkojë në mënyrën e vet, si në aspektin e drejtimit muzikor dhe të veshjeve të saj, Lady Gaga është një forcë që duhet llogaritur. Me goditjet e saj si Bad Romance, Poker Face dhe Applause, kanë lënë gjurmë në histori.

Jennifer Lawrence

Së fundi, Jennifer Lawrence është me të vërtetë një nga më të pëlqyerat e Amerikës. Nuk është vetëm pamja e saj e bukur, por edhe personaliteti dhe përulësia e saj ku lë një impakt kaq të dashur për të gjithë. Edhe pse ajo ishte një zeshkane në rolin e saj më të njohur si “Katniss Everdeen” në filmin “The Hunger Games”, Jennifer u kthye në bjonde në filma popullor si “2015’s Joy dhe 2016’s Passengers.”