“NA BËN KRENAR…”/ Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur të birit në ditën e lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“NA BËN KRENAR…”/ Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur të birit në ditën e lindjes (FOTO)

“NA BËN KRENAR…”/ Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur të birit në ditën e lindjes (FOTO)

Sot në familjen e artistëve shqiptarë, Vesa Luma dhe Big Basta, është një ditë mjaft e veçantë pasi i biri i tyre feston ditëlindjen

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto të Lianit me tullumbace në duar, krahas së cilës i ka dedikuar mjaft fjalë emocionuese.

“Happy Bday my 🌍 Gezuar jeta ime @lianxhari ! Sa shpejt shkuan 5 vjet ❤️..ti vazhdon na ben krenar cdo sekond te jetes me karakterin tend luftarak,kujdesin e respektin ndaj nesh dhe shokeve tu ,e me shakat e tua ,e talentin qe ke ..qe na ben cdo sekond te jetes te lumtur e te bekuar qe te kemi! Te uroj ma te mirat e kesaj bote! Te me jetosh gjate sa malet me shendet lumturi e fat ne jete! Te duam me se shumti ne bote!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Kujtojmë se prej disa vitesh këngëtarja jeton larg Shqipërisë, në Australinë e largët, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian, por pavarësisht kësasj ato janë mjaft aktivë dhe ndajnë shpesheherë me fansat momente nga përditshmëria.

Artistët  u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sarandë në kalanë e Lëkurësit. Dasma e tyre ishte sa tradicionale, aq edhe moderne dhe u cilësua si një nga më të bukurat të atij viti.