KUJDES! Këto janë 10 zakonet e pashëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë – AlpeGossip
KUJDES! Këto janë 10 zakonet e pashëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë

KUJDES! Këto janë 10 zakonet e pashëndetshme që ju bëjnë të shtoni peshë

Të dobësohesh nuk është çështje vetëm e dietave dhe ushtrimeve fizike, por ekzistojnë disa zakone të përditshme të cilat ndikojnë në shtimin e kilogramëve të padëshiruar.Me poshtë është një listë me dhjetë këshilla që do t’ju ndihmojnë nëse i merrni parasysh.

1.    Konsumo me pak kafe. Kafeja krahas vlerave të tjera, është në gjendje të rrisë nivelin e kortizolit në gjak, i cili është një hormon që rrit gjithashtu nivelin e stresit. Sikurse dihet, stresi nga ana e tij rrit dëshirën për të ngrënë më shumë.

2.    Sa me pak stres. Sikurse thamë më sipër, stresi na shtyn për të ngrënë më shumë.

3.    Kujdes me ngrënien pas stërvitjes. Zakonisht abuzohet me idenë se kemi djegur më shumë kalori gjatë palestrës, por kjo mund te çojë ne përmbysjen e efekteve pozitive te saj ne këtë drejtim.

4.    Kujdes edhe me suplementet proteinike. Nëse kjo nuk shoqërohet me ushtrime fizike, ka shume mundësi që të përfundoni me më shumë kilogramë.

5.    Larg alkoolit. Alkooli ka shumë kalori që shndërrohet lehtësisht në dhjam.

6.    Flini sa me shume. Duket paradoksale, por kështu është. Mungesa e gjumit çon në prodhimin e kortizolit dhe gjithë efekteve negative të tij në këtë drejtim të cilat u theksuan edhe më sipër.

7.    Mos hani ndërsa jeni duke punuar. Madje as kur jeni duke parë televizor. Sipas dietologëve, kjo gjë mund të bëjë që të vazhdoni të hani edhe kur nuk keni uri.

8.    Mos hani pas orës 11 të natës. Madje as në orët e vona të darkës. Ne këto raste, të shtimi i kilogramëve është e sigurte.

9.    Larg pijeve dietetike. Të gjitha këto lloje pijesh të gazuara dhe sintetike na shëndoshin.

10. Mos shmangni asnjëherë mëngjesin. Është provuar se kush nuk ha rregullisht mëngjesin, merr me shume kalori se sa duhet në dreke, madje shpesh here, e thyen edhe duke ngrënë gjatë ditës pa orar dhe rregull