“JE FORCA QË MË SHTYN TË ECI PARA”/ Monika Lubonja si rrallëherë shfaqet krah vajzës (FOTO) – AlpeGossip
“JE FORCA QË MË SHTYN TË ECI PARA”/ Monika Lubonja si rrallëherë shfaqet krah vajzës (FOTO)

“JE FORCA QË MË SHTYN TË ECI PARA”/ Monika Lubonja si rrallëherë shfaqet krah vajzës (FOTO)

Monika Lubonja sot feston për vajzën e saj Tea, e cila ka ditëlindjen. Ditën e nis me një urim për të dhe me siguri do ta vazhdojë me festë dhe surpriza. Aktorja e njohur ka shkruar fjalët më të ëmbla për Tean, duke treguar edhe njëherë se raporti mes tyre është i rrallë. “Ti je bekimi më i bukur i jetës time, je forca dhe mendimi im që më shtyn të eci përpara. Ti je energjia më e bukur e jetës sime. Edhe 100 vite të bukura dashuria ime”,-shkruan Monika në foton krah së bijës.

Aktorja nuk publikon shpesh momente krah vajzës së saj dhe profilin në ‘Instagram’ e ka kryesisht për promovim profesional, por ky rast është disi special. Monika ka një ngjashmëri të madhe me vajzën e saj dhe kjo është e dukshme, pasi të dyja kanë të njëjtën hijeshi.