Na theu zemrën: Gabriel Garko nuk njihet më pas ndërhyrjeve me botoks - AlpeGossip
Na theu zemrën: Gabriel Garko nuk njihet më pas ndërhyrjeve me botoks

Na theu zemrën: Gabriel Garko nuk njihet më pas ndërhyrjeve me botoks

Gabriel Garko, idhulli i femrave italiane dhe ato shqiptare, na ka thyer zemrën me disa foto të fundit, ku shfaqet totalisht i transformuar.

Ai ishte i ftuar special në “Ballando con le stelle” (Dancing With the stars) dhe i habiti shikuesit me fytyrën e enjtur nga botoksi.

Gabriel Garko u mundua të fshihte disi fytyrën nga kamerat por dështoi. Më pas ai u detyrua të shpjegonte gjithçka rreth transformimit, duke pranuar se sapo kishte dalë nga një operacion plastik dhe së shpejti fytyra e tij do të normalizohej.

Akuzat për ndërhyrje kanë që prej vitit 2017-të që bien mbi Garko-n, pas shfaqjes në “C’e posta per te”. Atëherë ai i hodhi poshtë ato lajme si të rreme por me sa duket tashmë nuk mund t’i fshehë dot.

Fansat janë shqetësuar për bukurinë e Garkos, i cili me sa duket nuk mund ta pranojë plakjen dhe po bën ç’është e mundur për të mos pasur asnjë rrudhë në fytyrë.

Gabriel Garko, emri i vërtetë Dario Gabriele Oliviero, është vetëm 46 vjeç.