Një tjetër çift i ri hollivudian do të martohet shumë shpejt!
Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger njoftuan fejesën e tyre vetëm pas 7 muajsh lidhjeje.
Aktori 39-vjeçar publikoi në Instagram mbrëmjen e së dielës lajmin e gëzuar, duke postuar një foto me 29-vjeçaren, e cila mbante në gisht unazën me një super diamant.
“E dashur Katherine, kaq i lumtur që the ‘Po’! Jam i gëzuar që do të martohem me ty”, shkroi aktori.
Mbiemri i Katherine është shumë i njohur për ne dhe në fakt ajo është vajza e Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver.
Çifti nisi lidhjen në qershor të 2018-s dhe konfirmuan romancën vetëm pak muaj më pas.
Vendimi i Chris për t’u martuar vjen vetëm 7 muaj pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij, aktoren 42-vjeçare Anna Faris, pas 8 muajsh martesë.