PAK DITË PARA DASMËS/ Këngëtarja shqiptare mban Festën e Beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
PAK DITË PARA DASMËS/ Këngëtarja shqiptare mban Festën e Beqarisë (FOTO)

PAK DITË PARA DASMËS/ Këngëtarja shqiptare mban Festën e Beqarisë (FOTO)

E ka mbajtur të fshehtë identitetin e partnerit, por jo faktin se shumë shpejt dashurinë do e kurorëzojë në martesë. Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli do martohet këtë muaj, siç e ka deklaruar vetë ajo në një postim në Instagram pak kohë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Gresa mbajti Festën e Beqarisë ku shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë.

Pamjet nga festa i kanë publikuar mikeshat e ftuara të cilat duket se janë argëtuar shumë mbrëmë.

Kujtojmë që Gresa pak ditë më parë zbuloi edhe fustanin e nusërisë në të cilin shfaqej shumë elegante.