Kuba Gooding Jr është shoqëruar në gjykatë me pranga pasi akuzohet t’i ketë prekur me forcë gjoksin një gruaje.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në një klub nate në Nju Jork të dielën.
Aktori 51-vjeçar arriti në New York City të enjten në mëngjes pasi mohoi të kishte bërë ndonjë gjë të gabuar.
Ai është parë duke arritur në Njësinë Speciale të Viktimave në pasdite, duke buzëqeshur teksa hynte në ndërtesë me avokatin e tij.
Gooding është arrestuar për akuzën e prekjes me forcë, një shkelje për të cilën dënimi maksimal është një vit burg.
Gruaja që e akuzon ka treguar para policëve se gjatë një feste tek Magic Rooftop Bar në mes të Manhatanit të dielën, aktori e kapi për gjoksi ndërkohë që ajo i jepte një gotë ujë sepse ishte shumë i dehur.
Ndërsa, në një rast tjetër, një grua e dytë e akuzon se e ka prekur tek të pasmet.