MËRKURI U "ZBRAZ" XHEPAT SHENJAVE/ Zbuloni çfarë ju pret tani që energjia e tij kozmike kaloi në Dem - AlpeGossip
MËRKURI U “ZBRAZ” XHEPAT SHENJAVE/ Zbuloni çfarë ju pret tani që energjia e tij kozmike kaloi në Dem

MËRKURI U “ZBRAZ” XHEPAT SHENJAVE/ Zbuloni çfarë ju pret tani që energjia e tij kozmike kaloi në Dem

Duke filluar nga dita e djeshme, një planet i ri do të zërë vend në shenjën e Demit. Po flasim për Mërkurin, i cili ndryshe nga më parë do të tronditë xhepat e disa shenjave. Bëhuni gati të kurseni edhe qindarkën më të vogël pasi keni vërtetë nevojë.

DASHI: Të lindurit në shenjën e Dashit do të ndihen më energjikë se kurrë më parë, mirëpo ky hov i papritur mund t’ju prishë punë sidomos në çështjet ekonomike. Kini kujdes me shpenzimet dhe mos u tundoni nga ideja për të hapur një biznes të ri, pa verifikuar gjithçka më parë.

DEMI: Mërkuri do të tregohet zemërgjerë me Demin, shenjën e cila do ta mirëpresë deri në javën e parë të qershorit. Ndiheni më të fortë dhe vendosur se kurrë më parë për t’u përballur me fantazmat e së shkuarës. Në aspektin ekonomik priten ndryshime pozitive, si rritje rroge dhe të ardhura shtesë nga një pasion i dytë.

BINJAKËT: Binjakët duhet të reshtin s’u besuari të gjithëve, pasi në fund të majit do të përballeni me një tradhti nga një njeri i besuar. Merrni gjithë kohë që ju duhet për të analizuar personat që keni pranë.

GAFORRJA: Pas Shigjetarit, Gaforrja është shenja e dytë që ndihet gati për aventura të reja. Do të keni dëshirë të shkëputeni nga gjithçka, të nisni një udhëtim, të provoni emocione të reja, me pak fjalë të zbuloni një anë të re tuajën.

LUANI: Mos kontrolloni më kot xhepat, pasi do të jenë bosh deri më datë 20 maj. Për fat të keq Mërkuri parashikon një periudhë të errët për financat tuaja. Përpiquni të kurseni dhe ndërkohë të shihni për një punë të dytë.

VIRGJËRESHA: Keni shumë ide në mendje, por nuk dini si të organizoheni? Mos u mbytni në një pikë ujë, por merrni kohën e duhur për të vendosur cilat gjëra janë të rëndësishme e cilat jo. Një udhëtim i vogël në fundjavë është ajo që ju duhet. Situata ekonomike është e shkëlqyer. Lum si ju!

PESHORJA: Nuk është kurrë vonë për të lënë krenarinë mënjanë dhe për të folur mbi problemet në çift. Në qoftë se doni të shpëtoni marrëdhënien, ulni zërin, inatet dhe dialogoni.

AKREPI: Të lindurit në shenjën e Akrepit duhet të tregohen të kujdesshëm me atë që nxjerrin nga goja dhe mënyrën si sillen në publik. Po të njëjtin kujdes duhet të tregoni edhe për kuletën, pasi e keni tepruar me shpenzimet dhe për fat të keq ju duhet të shtyni muajin me pak lekë në xhep.

SHIGJETARI: Shigjetarët do të jenë në qendër të vëmendjes së eprorëve, ndaj bëni figurë sa më të mirë. Do t’ju duhet të prisni verën për aventurën e radhës, pasi muajt maj dhe qershor parashikojnë shumë punë, si rrjedhojë shumë të ardhura.

BRICJAPI: Nëse mendoni se Bricjapi e ka mendjen vetëm tek puna, gaboheni, pasi ai i kushton të njëjtën rëndësi edhe argëtimit. Prej disa kohësh jeni në humor shumë të mirë dhe i gatshëm për të provuar gjëra të reja. Mërkuri do t’ju përkrahë në çdo nismë të re.

UJORI: Keni kohë që mendoni të bëni ndryshime në shtëpi dhe shopping? Mos humbni më kohë, bëjini duke filluar që sot pasi financat tuaja janë të shkëlqyera.

PESHQIT: Më në fund do t’i shohim Peshqit larg imazhit klasik të ëndërrimtarëve. Njëlloj si Bricjapi, edhe ju jeni në humor të mirë  dhe shumë i entuziazmuar për një projekt që keni në mendje. Për herë të parë miqtë tuaj do të zbulojnë anën më ironike që fshihnit prej kohësh.