KËSHILLA NGA STILISTE VIPASH/ Kështu mund të bëheni të famshme në botën e modës – AlpeGossip
KËSHILLA NGA STILISTE VIPASH/ Kështu mund të bëheni të famshme në botën e modës

KËSHILLA NGA STILISTE VIPASH/ Kështu mund të bëheni të famshme në botën e modës

Të krijosh veshje për vipat dhe të paguhesh për këtë duket si një punë super argëtuese dhe fitimprurëse në të njëjtën kohë. Basia Richard, ka punuar me personazhe të Hollywood dhe është treguar shumë e sjellshme duke sjellur disa këshilla për ne se si mund të arrijmë majat, njësoj si ajo. Lexoni më poshtë këshillat e dikujt që tashmë quhet një profesioniste.

1. Intership
Nëse doni të bëheni dikush në stilimin e veshjeve për vipat, duhen të filloni praktikë në një shtëpi mode ose të bëheni asistente e një stilisteje. Si fillestare keni nevojë për rekomandime. Duke qenë se vipat janë persona shumë privatë nuk janë shumë të gëzuar nëse shohin fytyra të reja, kështu që rekomandimi nga një stilist tjetër i besueshëm është i nevojshëm. Gjithashtu praktika ju mëson disa gjëra që nuk do i kishit mësuar dot në një mënyrë tjetër.

2. Krijoni një katalog me krijimet tuaja
Një tjetër mundësi e mirë që ju krijohet gjatë praktikës në një shtëpi mode ose pranë një stilisteje është dhe krijimi i katalogut me veshje të stiluara nga ju, duke i treguar kështu atyre që ju jeni në gjëndje të ndërtoni dhe vetë klientelën tuaj dhe të hidhni avash-avash bazat për një punë të suksesshme.

3. Njihuni me botën e vipave dhe të modës
Të njohësh gjërat që ndodhin në botën e modës dhe të vipave nga afër ju jep mundësinë të njihni gjërat më të reja. Shkoni në evente të ndryshme mode, njihuni me trendet dhe studioni jetën e vipave.Diçka që duket e bukur për një vip nuk duket për një tjetër dhe sigurisht këtu ndikon personaliteti. Të njohësh klientelën tënde është çelësi i suksesit.

4. Mos nënvlerësoni aftësitë tuaja kërkuese
Besojeni ose jo, një kohë e gjatë e një stilisteje kalohet në kompjuter. Edhe Basia kohën më të madhe të ditës e kalon përpara kompjuterit duke kërkuar për veshje të reja, takime të ndryshme dhe duke bashkuar copëza për një veshje të vetme. Basia gjithashtu thotë se duhet të përgatiteni të kaloni shumë kohë në sete fotografike.

5. Përgatituni për një punë shumë të vështirë
Të quhesh një stiliste me të vërtetë është e bukur, por jo të gjithë e dinë që dita e një stilisteje është e mbushur me punë , duke lëvizur nga një vend në një tjetër sidomos përpara eventeve shumë të rëndësishme. Prandaj Basia këshillon që duhet të përgatiteni fillimisht për këtë në mënyrë që ta keni më të lehtë. Gjithashtu thotë : “Vishni këpucë të rehatshme!”

6. Merrni një diplomë në një shkollë mode
Duke marrë një diplomë të tillë, dyert tuaja hapen menjëherë pasi ju jep mundësinë të krijoni njohje, të merrni disa njohuri ekstra dhe sigurisht t’ju marrin menjëherë në punë. Do merrni informacion mbi produktet e reja të modës, mbi trendet e reja dhe është drejtimi i duhur për t’u marrë me stilimin e vipave. Nëse ndiqni këto këshilla nga stilistja e njohur Basia, na besoni, ëndrra juaj do bëhet realitet.