Adrola Dushi ka bërë një dedikim mjaft emocionues për dashurinë e jetës.
Është fjala për djalin e saj të vogël Troi, të cilit modelja i shpreh gjithnjë dashurinë në rrjetet sociale.
Por postimi i fundit mban një tjetër mesazh akoma më prekës që ka dhënë Adrola si nënë e një djali.
“I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë”, shprehet modelja duke na treguar se dashuria e një nëne për të birin është një ndjenjë që s’ka fund.
Divorci i modeles së njohur shqiptare me ish-bashkëshortin Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.
E megjithatë pavarësisht ndarjes, dy prindërit i qëndrojnë gjithnjë pranë Troit.