“JETA IME NGA REGJISOR, NË 12 VITE TRAKTORIST”/ Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin artistik (VIDEO) – AlpeGossip
“JETA IME NGA REGJISOR, NË 12 VITE TRAKTORIST”/ Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin artistik (VIDEO)

“JETA IME NGA REGJISOR, NË 12 VITE TRAKTORIST”/ Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin artistik (VIDEO)

Por si nisi ky rrugëtim? Që fëmijë filmat e animuar, që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari.

“Shkova direkt në institutin e kinematografisë së Moskës për regji filmi artistik. Jeta është e çuditshme, gjëja e parë që kam parë kam parë në kartolinë sheshin e Kuq. Kam shkuar atje, ku ishte vënë kamera, dhe i thashë vetes: Eh more Mit’hat Fagu arrite që të mbërrish më Moskë. Kam pasur pedagoge Tamara Makarovën, gruan e mjeshtrit Sergei Gerasimov. Unë rrija i mahnitur që pata fatin pedagoge. Ajo se kuptonte që unë po nxirrja mallin e femërisë sime, që po arrija jo vetëm në institut, por edhe të shihja Makaraovën nga afër”.

Por fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë

“Bëra tre vite andej dhe provimin e kam dhënë në ILA në Tiranë, por duhet theksuar që kam bërë Institutin e Kinematografisë së Moskës dhe mbrojtjen e dhashë me “Tregim për Naftëtarët”, por që në fillim jam kritikuar”.

Kineasti mendon se disa njerëz donin të më eliminonin që në vitin 1963, në realizimin e dokumentarit “Tregimit për naftëtarët”, dëshirë që u përforcua edhe me filmin “Prita”.