Sherri i tyre virtual dy vite më parë zuri vendin kryesor në mediat rozë.
Ky sherr filloi në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku e ftuar ishte këngëtarja Tuna Sejdiu.
Të gjithë e kemi parë që në emisionin etij Ermali kishte një rubrikë ‘Pyetja për Rudinën’ duke i pyetur ata nëse do të shkonin tek emisioni i saj i mbasdites.
Por Tuna jo vetëm që nuk pranonte të shkonte por filloi të fliste me tone tallëse duke u shprehur:
‘Nuk kam shkaur asnjëherë dhe nuk kam ndër mend të shkojë as për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës time’.
Këtë deklaratë Rudina sigurisht nuk mund ta linte pa përgjigje as Ermalin dhe as Tunën dhe shkroi fajlët e mëposhtme .
Mirëpo, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar dhe këtë e ka treguar postimi i fundit i Rudinës në InstaStory.
Ajo ishte ditën e djeshme në premierën e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, dhe madje e ka ‘duartrokitur’ aktorin për projektin e tij të ri.
Pra, dy vite pas sherrit, Ermal Mamaqi dhe Rudina Magjistari më në fund kanë bërë paqe!