Në fillim të muajit dhjetor, aktorja Eliona Pitarja konfirmoi shtatzëninë. Së shpejti, ajo do të bëhet nënë për herë të parë.
Aktorja nuk ka publikuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur, madje është munduar dhe ta fshehë. Megjithatë, së fundmi ka vepruar ndryshe.
Eliona ka publikuar një foto, duke iu uruar festat ndjekësve. Të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i saj i rrumbullakosur, të cilin e ka treguar hapur. “Gezuar festat nga une dhe bebi! Pas nje viti kaq te veshtire, e vetmja gje qe me vjen te uroj eshte shendet dhe begati”, ka shkruar aktorja.