“ËSHTË E TMERRSHME TË RRITESH NË TROPOJ”/ Flet aktorja që u masturbua në skenë – AlpeGossip
“ËSHTË E TMERRSHME TË RRITESH NË TROPOJ”/ Flet aktorja që u masturbua në skenë

“ËSHTË E TMERRSHME TË RRITESH NË TROPOJ”/ Flet aktorja që u masturbua në skenë

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri u lakua shumë së fundmi për skenën e masturbimit në shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Shfaqja me autor Ridvan Dibra dhe regji të Ben Apollonit, tregon etapat kyçe në jetën e një femre.

Arjola ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” ku skenën e masturbimit e cilësoi normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

Aktorja është lindur dhe rritur në Tropojë dhe tregoi se ka pasur një fëmijëri të vështirë.

“Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjys pas mëimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, u shpreh Arjola.