“EDHE PSE NUK NJIHEMI UNË JAM ME TY”/ Fifi mbështet publikisht Loredanën (FOTO) – AlpeGossip
“EDHE PSE NUK NJIHEMI UNË JAM ME TY”/ Fifi mbështet publikisht Loredanën (FOTO)

“EDHE PSE NUK NJIHEMI UNË JAM ME TY”/ Fifi mbështet publikisht Loredanën (FOTO)

Ditën e djeshme reperja Loredana përmes një postimi në Instagram u dha fansave të saj një lajm aspak të gëzueshëm.

Ajo deklaroi se ka anuluar të gjitha koncertet dhe me shumë mundësi ky vendim i papritur ka ardhur si pasojë e skandalit të mashtrimit në të cilin u përfshi këngëtarja dhe disa anëtarë të familjes së saj.

Veçanërisht mbi reperen rëndojnë akuza nga më të ndryshmet për zhvatje, kërcënim e mashtrim ndaj një çifti zviceran dhe lidhur me këtë u bë bujë e madhe në media.

Ndërkohë, disa personazhe të njohur publikë kanë shprehur hapur mbështetjen për Loredanën, ndër to përmendim: Oriola Marashin, Labinot Tahirin, Sellma Kasumoviq dhe së fundmi edhe këngëtaren Fifi.

Përmes një postimi në Insta Story, Fifi mbështet reperen duke iu drejtuar asaj me disa fjalë mjaft të ngrohta: “Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajt që jena të dyja…si do që të shkojë kjo histori ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty!”

Vërtet ky është një gjest mjaft inspirues dhe le të shërbejë si shembull për të gjithë artistët shqiptarë që të përkrahin njëri-tjetrin…