RRËFEN E PREKUR SËMUNDJET E PRINDËRVE/ Modelja shqiptare: Nuk e dija nëse do dilte gjallë… (VIDEO) – AlpeGossip
RRËFEN E PREKUR SËMUNDJET E PRINDËRVE/ Modelja shqiptare: Nuk e dija nëse do dilte gjallë… (VIDEO)

RRËFEN E PREKUR SËMUNDJET E PRINDËRVE/ Modelja shqiptare: Nuk e dija nëse do dilte gjallë… (VIDEO)

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka qenë së fundmi pjesë e rubrikës “Kutia e Pyetjeve” në “Prive”. Një nga pyetjet prej fansave ishte dhe ajo që lidhej me momentin më të vështirë në jetën e modeles. Vildane ka rrëfyer e prekur dy prej momenteve më të vështira, kur prindërit e saj janë përballur me sëmundje të rënda.

“Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën. Më pas kur kam shkuar në Amerikë, mami ka pasur kancer të gjirit dhe kam shpenzuar shumë kohë. Kam qenë 14-15 vjeç. Shkoja në shkollë, më pas shkoja tek mami në spital dhe mësoja aty. Rrija me të gjithë natë, më pas të nesërmen shkoja në shtëpi ndërrohesha dhe shkoja sërish në shkollë. Kam bërë të njëjtën rutinë derisa mami i kreu të gjitha terapitë.

Më pas edhe babi ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë i shtruar në spital 1 muaj rresht lidhur me 24 aparate me e mbajt gjallë. Zemra i ka punuar vetëm 15%, pas 9 muajëve e ka gjetur një donator. Ka qenë shumë me fat dhe e ka ndërruar zemrën. Operacioni ka qenë shumë i vështirë, nuk e kemi ditur për 24 të nëse do diltë i gjallë apo jo, por e ka përbaluar dhe është shumë i fortë momentalisht. Për mua ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, është shprehur ajo.