NË DITËLINDJEN E ALBA HOXHËS/ Isida Mollaymeri zbuloi jo vetëm që janë kushurira por edhe diçka nga jeta personale (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËLINDJEN E ALBA HOXHËS/ Isida Mollaymeri zbuloi jo vetëm që janë kushurira por edhe diçka nga jeta personale (FOTO)

NË DITËLINDJEN E ALBA HOXHËS/ Isida Mollaymeri zbuloi jo vetëm që janë kushurira por edhe diçka nga jeta personale (FOTO)

Këtë fundjavë, Alba Hoxha festoi 25-vjetorin në bregdet dhe festës nuk i mungoi asnjë detaj. Mes emrash të njohur që u bënë pjesë e organizimit, dallonte edhe Isida Mollaymeri.

Por, kjo e fundit nuk është thjeshtë kolege dhe mikeshë e Albës. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Isida ka zbuluar se Alba është kushurira e saj më e vogël. Ajo ka publikuar tre foto, në një prej të cilave shihet pranë balerinës dhe së ëmës.

“Ah, sa merak të ka pasur mamusha kur ke qenë e vogël. Gjithmonë pas teje, pas kuintave, në çdo shfaqje, sot po e nxjerr unë se i shkëlqen fytyra tek të sheh të rritur. Zoti i bekoftë të gjitha nënat! Datëlindja e kushurirës. Gëzuar shpirt!”, ka shkruar Isida.

Një fakt ky, që nuk e kishim ditur më parë. E me siguri, familjet e vajzave mbushen plot gëzim kur i shohin si Albën, ashtu dhe Isidën në skenë e televizion. A do t’i shohim ndonjëherë kushurirat në një projekt të përbashkët? Asnjëherë nuk i dihet…!