NUK E PËRBALLOJMË DOT KAQ ËMBËLSI! Mami Jonida nuk rezistoi më dhe ndan momentet më të bukura me Emin (FOTO) – AlpeGossip
NUK E PËRBALLOJMË DOT KAQ ËMBËLSI! Mami Jonida nuk rezistoi më dhe ndan momentet më të bukura me Emin (FOTO)

NUK E PËRBALLOJMË DOT KAQ ËMBËLSI! Mami Jonida nuk rezistoi më dhe ndan momentet më të bukura me Emin (FOTO)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Ata na kanë treguar disa herë momentet e tyre të bukura me të voglën e tyre, teksa vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes.

View this post on Instagram

Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone @besnikkrapi ❤️ Isha shume me fat qe gjate gjithe shtatezanise u ndoqa dhe solla ne jete kete mrekulli tek @spitalihygeiatirane, me kushtet dhe stafin me te mire dhe pike! Mirenjohje🙏🏻 U ndoqa nga doktoresha me e mire e Hygeas dhe ne bote☺️ qe ma ka bere te lehte e te bukur cdo etap te kesaj periudhe, Kristina Kosta.Doktoreshe Kristina, je fantastike, si mjeke dhe si njeri❤️ Faleminderit Aferdita, Moza e te gjithe doktoreshat,mamite e ketij spitali, qe me ndihmuan ne lindjen natyrale. Por mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.

Moderatorja nuk na i ka kursyer fotot me Emin dhe duket se sapo të rritet edhe pak do kemi mundësi ta shohim më shumë dhe të kthehet në një VIP të vockël, sikundër ndodh me fëmijët e personazheve publike.

Ditën e sotme moderatorja ka publikuar një foto të këmbëve të vockla të Emit e cila po fle gjumë ndërkohë.

Mrekullia e jetës sime! Do më falni t’ia ha pak këmbët që i mbajmë jashtë?

Epo duke marrë parasysh se fëmijët janë dashuri i japim shumë të drejt Jonidës për këtë shprehje dashurie alla shqiptarçe.

Emi është ende shumë e vockël dhe ne mezi po presim të rritet dhe pak dhe të zbulojmë portretin e saj, për të parë se me kë ngjan më shumë.

Pak ditë më parë moderatorja na tregoi se që kur janë bërë prindër ajo dhe Besniku nuk po gjejnë më kohë vetëm për njëri-tjetrin, kjo pasi edhe kur dalin të dy Besnikut i duhet të punojë.