NA KA VJEDHUR ZEMRAT! Dhe medalja për “Këngën më të dëgjuar të javës” i shkon… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NA KA VJEDHUR ZEMRAT! Dhe medalja për “Këngën më të dëgjuar të javës” i shkon… (FOTO+VIDEO)

NA KA VJEDHUR ZEMRAT! Dhe medalja për “Këngën më të dëgjuar të javës” i shkon… (FOTO+VIDEO)

Konkurrenca mes këngëtarëve këtë verë duket të jetë tejet e fortë, pasi pjesa më e madhe prej tyre po vijnë me super hite dhe ne s’po dimë kë të dëgjojmë më parë.

Megjithatë, duket se pavarësisht se na pëlqejnë të gjitha, disa ia dalin të na fiksojnë dhe të dëgjohen më shumë se të tjerat.

Këtë javë ka patur disa këngë të reja, por e gjeni dot se cila është më e dëgjuara nga shqiptarët?

Epo sigurisht është ajo që po mendoni “PP” nga Mozzik dhe Kida, që u ka vjedhur zemrat të gjithëve dhe po kthehet në kryefjalën e verës.

Kënga ka kapur 9.7 milionë klikime vetëm për 7 ditë dhe pritet të thyej goxha rekorde.

Sipas Billboard Albania, dyshja ia ka dalë të ngjitet në vendin e parë për këtë javë, teksa vendi i dytë i takon po Mozzik me “Madonnën” e tij të bujshme.

5 vendet e para plotësohen më tej me Majk dhe Ghetto Geasy me këngën “Je t’aime”, ndjekur nga “Aman” e Dafinës, Ledrit, Lumi B dhe “Ferrari” e Dhurata Dorës.

Më tej, renditja është si vijon “Parajsa ime”, “DMP”, “All dem talk”, “Adrenalina” dhe “Elizabeta”.