Ed Sheeran publikon këngën më të re. “Happier” muzika që do shoqërojë “zemërthyerit” – AlpeGossip
Ed Sheeran publikon këngën më të re. “Happier” muzika që do shoqërojë “zemërthyerit”

Ed Sheeran publikon këngën më të re. “Happier” muzika që do shoqërojë “zemërthyerit”

Ed Sheeran rikthen sërish kukullat në videoklipin e tij. Por ndryshe nga hera e fundit në këngën “Happier”, kukulla është e mërzitur dhe po vuan për një dashuri të humbur.

Zemra është thyer dhe po përpiqet të kuptojë arsyen e largimit nga gjysma tjetër. Ai thotë se është i lumtur jo për largimin, por që ajo dashuria e tij ndoshta do të jetë më mirë larg tij, e afër dikujt tjetër.

Kujtimet e bëjnë të mendojë në çdo moment dhe vend për ish-të dashurën e tij, por janë thjesht iluzionet që e afrojnë tani.

Ai ka gabuar duke i thënë se askush nuk të lëndon siç të lëndova unë, por askush nuk të do siç unë të dua. Kjo këngë po prek zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën dhe është më e dëgjuar për ditën e sotme.