SI ASNJËHERË TJETËR…/ Ledri Vula publikon videoklipin 360 gradë – AlpeGossip
SI ASNJËHERË TJETËR…/ Ledri Vula publikon videoklipin 360 gradë

SI ASNJËHERË TJETËR…/ Ledri Vula publikon videoklipin 360 gradë

Ditën e sotme reperi i njohur Ledri Vula, ka publikuar në Youtube këngën e tij të re, e cila është pritur me padurim nga publiku. Kënga titullohet “Piano Rap” dhe si asnjëherë tjetër në Shqipëri, vjen me një videoklip 360 gradë. Në këtë këngë për herë të parë publiku duke klikuar në video, mund ta bëjë vetë regjinë e klipit.

“Piano Rap” është rrep i pastër, shoqëruar nga tingujt e pianos dhe teskti është shkruar nga vetë reperi. Kjo këngë sikur ka rikthyer Ledrin e dikurshëm. Ndonëse është publikuar vetëm para disa minutash “Piano Rap” numëron mijëra shikime në Youtube dhe është e sigurt se do kthehet në hit.