KENI RRATHË TË ZINJ POSHTË SYVE? Bobbi Brown tregon se si duhet ta aplikoni korrektorin – AlpeGossip
KENI RRATHË TË ZINJ POSHTË SYVE? Bobbi Brown tregon se si duhet ta aplikoni korrektorin

KENI RRATHË TË ZINJ POSHTË SYVE? Bobbi Brown tregon se si duhet ta aplikoni korrektorin

Kam thënë gjithmonë se korrektori është sekreti më i madh në botë. Sidoqoftë, për t’ia parë hajrin, duhet aplikuar në mënyrën e duhur – që pa dyshim, është e vështirë.

Nëse keni rrathë të zinj poshtë syve, ju sugjeroj të aplikoni një produkt për të korrigjuar ngjyrën që është në tonalitetet e pjeshkës ose rozës. Kjo i çel rrathët dhe u jep dritë. Pasi kësaj, rradhën e ka korrektori.

Zakonisht rekomandoj një korrektor me nëntone të verdha që është një numër më i çelët se fondatina juaj. Korrektori duhet aplikuar në cepin e brendshëm të syrit, poshtë tij dhe deri në cepin e jashtëm. Përhapeni lehtësisht pa e tërhequr në lëkurë. Sigurohuni të qëndrojë në vend me pudër me tone të verdha dhe kaq mjafton.

Nga Bobbi Brown, grimiere me famë botërore, themeluese e Bobbi Brown Cosmetics, për PureWow.