Angela Martini, së shpejti me emision në “Top Channel”? Fotografi nxjerr sekretin – AlpeGossip
Angela Martini, së shpejti me emision në “Top Channel”? Fotografi nxjerr sekretin

Angela Martini, së shpejti me emision në “Top Channel”? Fotografi nxjerr sekretin

Diçka po bluhet në një nga televizionet shqiptare dhe e përfshirë në të është modelje Angela Martini.

Fotografi shqiptar, Artan Korenica, ka postuar disa foto, në të cilat zbulon një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”.

Në fotot e postuara në “Instagram”, ai shkruan se së shpejti do të ketë një emision të ri televiziv dhe që me gjasë mund të quhet “Top of The Top”.

 

 

Korenica nuk ka dhënë më shumë detaje, por në të gjitha postimet e tij, ku njofton për emisionin e 12-të, pozon Angela Martini. Ndoshta modelja mund të bëhet pjesë e emisionit si moderatore ose e ftuar.