NË NISJE TË SEZONIT TË RI TË “PORTOKALLI”/ Arbana Osmani surprizon Xhemin (FOTO) – AlpeGossip
NË NISJE TË SEZONIT TË RI TË “PORTOKALLI”/ Arbana Osmani surprizon Xhemin (FOTO)

NË NISJE TË SEZONIT TË RI TË “PORTOKALLI”/ Arbana Osmani surprizon Xhemin (FOTO)

Këtë të diel (3 mars) fillon sezoni i ri spektaklit të humorit Portokalli. Regjisori Altin Basha rrëfeu se këtë sezon Portokalli do të vijë me një risi, pasi si asnjëherë tjetër kësaj here do të jenë 4 moderatorë që do të drejtojnë ‘timonin’ e spektaklit të humorit.

Duke qenë se Portokalli jep shfaqejn live të premte e të shtunë, këto dy ditë stafi ka dhënë premierën për publikun në sallë, ndërsa ai që e sheh përmes televizorit do t’I duhet të presë transmetimin e së dielës mbrëma në Top Chanel.

Xhemi Shehu do të vijojë të jetë pjesë e këtij programi si moderatore, si aktore.

Në këtë fillim sezoni si për t’I uruar suksese shoqja e saj e ngushtë Arbana Osmani ka adresuar në emër të Xhemit një buqetë të madhe me trëndafila në gjyrë rozë të lehtë. Moderatorja e ka postuar surprizën e ëmbël të mikes së saj në instastory bashkangjitur me shkrimin: “Të dua Arbana”

Arbana dhe Xhemi prej vitesh ruajnë një miqësi tejet të ngushtë e këtë e shprehin herë pas here edhe në rrjete sociale.