“DO TA NXJERRË VETË LUIZI ATË”/ Maestro i bindur: Këtu është luftë për territor mes… – AlpeGossip
“DO TA NXJERRË VETË LUIZI ATË”/ Maestro i bindur: Këtu është luftë për territor mes…

“DO TA NXJERRË VETË LUIZI ATË”/ Maestro i bindur: Këtu është luftë për territor mes…

Armaldo Kllogjeri duket se është i bindur se Luiz Ejlli do ta nxjerrë vetë Tan Brahimin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, edhe pse ishte i pari që e afroi, për shkak të njohjes që kanë jashtë.

Duke folur me Olta Gixharin dhe Kristin, Maestro u shpreh se në shtëpi po bëhet luftë për territor, mes këngëtarit dhe aktorit dhe se kjo gjë nuk është në favor të Luizit, pasi ai nuk dëshiron që ta humbasë vëmendjen që po i kushtojnë.

Armaldo i tha Oltës se ai e dinte që Amos do dilte nga shtëpia, pasi në këtë shtëpi duhet të bësh “Big Brother” dhe jo të rrish kot.

Sipas Maestros, Amosi nuk i duhej Oltës në këtë pikë të lojës, sepse ndikonte te ajo për çdo gjë. Ai i tha Oltës se problemi i saj në këtë lojë, është që ndikohet nga fjala e të tjerëve.