“SI SOT NUK KE QENË ASNJËHERË”/ Luizi nuk i ndal komplimentet për Tean, reagimi i Kiarës ishte epik – AlpeGossip
“SI SOT NUK KE QENË ASNJËHERË”/ Luizi nuk i ndal komplimentet për Tean, reagimi i Kiarës ishte epik

“SI SOT NUK KE QENË ASNJËHERË”/ Luizi nuk i ndal komplimentet për Tean, reagimi i Kiarës ishte epik

Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli i ka bërë disa komplimente Tea Trifonit, duke i thënë se ishte bërë e bukur për prime-n. Sipas këngëtarit të njohur, kjo ishte hera e parë që ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte rregulluar aq bukur.

Jo vetëm kaq, pasi Luizi i tha Teas se make-upi i shkonte shumë. Trifoni e falenderoi dhe i tha që ky nuk është look-u i saj i preferuar, por i pranoi komplimentet.

Por jo vetëm kaq, pasi e komplimentoi disa herë, Kiara Tiot, e cila ishte e pranishme në oborr, shfaqi shenja xhelozie. Ajo i kërkoi Luizit që të mos i bëjë më komplimente.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Sot ti Tea ke qenë më bukur, pasha Zotin. Sinqerisht. Si sot nuk ke qenë asnjëherë, për make-up

Tea: Make-upi që urrej më shumë, por është i preferuar i Henrit

Luizi: Jo, jo, por si sot më ke lënë pa mend. Ti dëgjove kur i thashë Amosit ‘na ka ardhur banore e re’

Kiara: Mirë, mirë, boll tani se shumë komplimente

Luizi: E kam seriozisht. Po ja them në sy, i thashë Amosit ‘shihe si është bërë Tea, ka ndryshu krejt’. Ai duke parë Dean, po jo Dean

Kiara: Lëre tani

Tea: Faleminderit Luiz