Avokatja Redona Koçi me të brendshme nga krevati, meshkujt i luten t’i përfaqësojë në çështje gjyqësore – AlpeGossip
Avokatja Redona Koçi me të brendshme nga krevati, meshkujt i luten t’i përfaqësojë në çështje gjyqësore

Avokatja Redona Koçi me të brendshme nga krevati, meshkujt i luten t’i përfaqësojë në çështje gjyqësore

Redona Koçi është një nga modelet e “Instagramit”, e cila prezantohet si avokate me profesion. Së fundi, ajo ka realizuar një set fotosh provokuese nga krevati, me të brendshme, poza që janë shoqëruar me shumë komente të nxehta nga meshkujt në “Instagram”.

Duket se të provokuar nga linjat dhe pozat e saj të nxehta, shumë prej tyre janë vendosur në radhë, duke iu lutur që ajo t’i përfaqësojë si avokate në çështjet e tyre për konflikte personale apo çështje pronash. Por çfarë ka thënë ajo në media në lidhje me profesionin e juristes në Shqipëri? “Më kanë tërhequr gjithmonë studimet juridike dhe të pasurit një kulturë mbi to. Jam person që nuk i pranon padrejtësitë dhe studimet që kam kryer janë një mjet pikërisht për t’i luftuar këto. Por të them të drejtën, profesionin e juristes nuk e ushtroj, kështu që s’ka ndodhur ndonjëherë”.

Duke e konsideruar veten juriste në teori dhe modele në praktikë, asaj, mesa duket, i pëlqen që njerëzit ta shohim në këtë dyzim. Ndërsa në lidhje me komentet që i bëjnë në “Instagram” ajo shkruan: “Jam e hapur dhe pranoj çdo lloj komenti, qofshin ato pozitive apo negative. Normalisht që pastaj janë komentet e njerëzve që më njohin në jetën reale që marr për bazë”.

Sa i takon jetës private, flitet se ajo ka një person në jetën e saj, i cili jo vetëm nuk bëhet xheloz për pozat e saj, por edhe e inkurajon që të ecë para në karrierën si fotomodele. “Mashkulli ideal për mua është ai që arrin me personalitetin e tij t’i bëjë ballë karakterit tim të fortë. Që më pranon, më kupton e më vlerëson për atë që jam”, shprehet ajo. Duke qenë e ekspozuar në rrjetet sociale, nuk mungojnë as ofertat që mund t’i bëhen në shkëmbim të parave: “Po, më kanë ofruar para në relacion me punën e modelingut që ushtroj. Shifra më interesante ka qenë për një reklamë për të cilën më ofruan 10.000 €. Por, për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj”.