A ISHTE AI SHKAKU I NDARJES SË DONALDIT NGA BEATRIX? Flet Ermal Mamaqi, zbulon filmin që do sjelli me Bora Zemanin – AlpeGossip
A ISHTE AI SHKAKU I NDARJES SË DONALDIT NGA BEATRIX? Flet Ermal Mamaqi, zbulon filmin që do sjelli me Bora Zemanin

A ISHTE AI SHKAKU I NDARJES SË DONALDIT NGA BEATRIX? Flet Ermal Mamaqi, zbulon filmin që do sjelli me Bora Zemanin

Ermal Mamaqi ka sqaruar përfundimisht ‘rolin’ e tij në trekëndëshin e famshëm të dashurisë Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj. Ai tha se nuk është ai shkaku i ndarjes së Beatrix dhe Donaldit sikurse shumë kanë aluduar.

Po ashtu, Ermali sqaroi se Bora nuk do jetë pjesë e serialit H.O.T por e një filmi tjetër që ai po projekton. Në një intervistë për “Natën me Aulonën”, ai tha se e ka ftuar moderatoren për rolin kryesor në këtë film dhe ajo ka shprehur interesin. Duke mos zbuluar më shumë detaje, Ermali tha se filmi mund të shfaqet në kinema në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm.

“Nuk besoj se jam unë aryseja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. I detyrohem Borës një sqarim. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka. Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj. Ajo pjesa që kam përmendur Borën në Big Brother VIP dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër. Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër.”-tha Ermali.

Por, çfarë e lidhi Ermalin me Bora-Donald-Beatrix?

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Big Brother VIP” disa ditë para gjysmë finales, së bashku me disa personazhe të tjerë publikë për të ngrënë një darkë me banorët që ishin atë kohë në shtëpi (Donaldi, Beniada, Monika, Einxhel, Arjola, Iliri). Në një bisedë mes tyre, Ermali përmendi Borën duke thënë se do e marrë në serialin e tij H.O.T. ai iu drejtua më pas Ilirit duke i thënë: “Do vish ti të bëhesh burri i Borës?”

Batutat e Ermalit u pasuan nga ato të Salsano Rrapit i cili tha: “Kurse Donaldi do jetë vrasësi që do vrasë Ilirin dhe pa dashje ka vrarë edhe Beatrix.” Kjo gjë shkaktoi shumë polemika. Beatrix nuk mori pjesë në spektaklit e asaj jave ku duhet të takonte Donaldin.

Nga ana tjetër, Ermali bëri disa reagime në rrjetet sociale, duke sqaruar se e gjitha ishte shaka dhe se nuk ka asgjë kundër Beatrix. I pyetur rreth situatës nëpër intervista, Ermali me shaka u shpreh se Borës i është rritur mendja dhe çmimi. Deklaratë e cila u mor me seriozitet nga shumë njerëz.