SHTATZËNË ME FËMIJËN E PARË/ Aktorja e famshme shtrohet në spital (FOTO) – AlpeGossip
SHTATZËNË ME FËMIJËN E PARË/ Aktorja e famshme shtrohet në spital (FOTO)

SHTATZËNË ME FËMIJËN E PARË/ Aktorja e famshme shtrohet në spital (FOTO)

Tremujori i dytë i shtatzënisë për Amy Schumer nuk është aspak i lehtë. Aktorja e komedisë është shtruar në spital, pasi po vuan nga të përzierat dhe nga të vjellat, për këtë arsye u detyrua që të anulonte shfaqjet në Teksas.

37-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Chris Fischer presin fëmijën e tyre të parë bashkë. Ajo i shkruan fansave se ndihet shumë me fat që është shtatzënë, por është gënjyer për disa gjëra, pasi po kalon një periudhë të vështirë.

“Jam në spital. Jam mirë. Bebi është mirë, por të gjithë ata që thonë se tremujori i dytë është më i lehtë, nuk po tregojnë të vërtetën. Kam qenë më e sëmurë këtë tremujor. Kam pasur të vjella dhe po fryhem. Shumë me fat që jam shtatzënë, por ka disa gjepura. Ju dërgoj shumë dashuri doktorëve dhe infermiereve që kujdesen për mua”, shkruan aktorja.