Dafina Zeqiri ç’nuk i ka bërë flokëve brenda një periudhe shumë të shkurtër. Fillimisht i preu shkurt, më pas akoma më shkurt, më pas u bë bjonde dhe tani mos e besoni po deshët, por është tullace.
Në fotot e videot e fundit të publikuara në Instastory, këngëtarja është shfaqur qerose dhe duhet thënë se tiparet i janë vënë edhe më shumë në dukje.
Dafina tanimë ngjan si një Amber Rose, amerikania e cila prej vitesh qëndron tullace.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Dafina e qeth kokën komplet pasi vite më parë ajo u shfaq siç e shihni në foton e mëposhtme.
Me këtë rast hidhini një sy artikullit tonë mbi 10 VIP-at shqiptare që guxuan të bëheshin tullace.