TËRMETI/ Ermal Meta bën gjestin e madh. Do të rindërtojë shtëpinë e një familjes Alla: Të mos kalojë dimirin në rrënoja (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI/ Ermal Meta bën gjestin e madh. Do të rindërtojë shtëpinë e një familjes Alla: Të mos kalojë dimirin në rrënoja (FOTO)

TËRMETI/ Ermal Meta bën gjestin e madh. Do të rindërtojë shtëpinë e një familjes Alla: Të mos kalojë dimirin në rrënoja (FOTO)

Një solidaritet i madh në mbarë botën për shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, me 51 viktima, mijëra të plagosur e qindra ndërtesa të kthyera në gërmadha.

Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët, është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta. I prekur së tepërmi nga tragjedia, Ermal Meta, që jeton në Itali dhe që njihet gjerësisht për talentin e tij, ka vendosur të japë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Përmes një mesazhi në “Instagram”, Ermal Meta bën me dije se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që pjesëtarët e saj të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shkruan Ermal Meta.