Të mirët i sheh Zoti, po të mirët bëkan edhe më shumë seks! Po ti a je i mirë? – AlpeGossip
Të mirët i sheh Zoti, po të mirët bëkan edhe më shumë seks! Po ti a je i mirë?

Të mirët i sheh Zoti, po të mirët bëkan edhe më shumë seks! Po ti a je i mirë?

Thonë se njerëzit e mirë nuk ndihmojnë vetëm veten, por ndihmojnë edhe të tjerët. Kjo thënie që e dëgjojmë rëndom s’ka qenë kurrë më kuptimplotë sa sot, që është zbuluar se altruistët kanë një jetë seksuale aktive dhe të larmishme.

Psikologët në dy universitete të Kanadasë kanë kryer eksperimente që analizojnë historitë seksuale të pjesëmarrësve dhe tendencat e tyre altruiste. Ata zbuluan se sa më i lartë ishte niveli i altruizmit, aq më tepër partnerë seksualë kishin.

Një person altruist vepron pa pritr asgjë në këmbim. Mund të shfaqet në format e bujarisë, dhembshurisë, fisnikërisë dhe filantropisë.

Pjesëmarrësit që e vlerësonin veten si altruistë kishin numër më të lartë partnerësh seksualë dhe bënin më shumë seks në marrëdhënie. Ata shihen gjithashtu si më të dëshiruar nga seksi i kundërt, kjo sepse i kushtojnë vëmendje njerëzve.

“Njerëzit pëlqejnë njerëzit që i pëlqejnë, ndaj nëse dikush është i gjendshëm dhe i dashur, do tërhiqen më shumë.”

Karakteristikat altruiste e bëjnë një njeri më të vërtetë, që mund ta bëjë partnerin të ndihet më i veçantë. Të gjithë duan të pëlqehen dhe në këtë pikë, njerëzit altruistë janë shpesh para konkurrentëve të tyre.

Ata nuk shqetësohen për pamjen, por për personalitetin. Kujt ia kishte marrë mendja se mirësia është tipari më seksi?

Burimi: The Independent