KONCERT MADHËSHTOR NË SHESHIN “SKËNDËRBEJ”/ Rita Ora: E emocionuar për rikthimin në Tiranën time të bukur – AlpeGossip
KONCERT MADHËSHTOR NË SHESHIN “SKËNDËRBEJ”/ Rita Ora: E emocionuar për rikthimin në Tiranën time të bukur

KONCERT MADHËSHTOR NË SHESHIN “SKËNDËRBEJ”/ Rita Ora: E emocionuar për rikthimin në Tiranën time të bukur

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në kryeqytet.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 shtator, Sheshi Skënderbej”, shkruan Rita Ora.