U ZUNË ME NJËRI-TJETRIN/ “Big Brother” ndëshkon Donaldin dhe Ilirin – AlpeGossip
U ZUNË ME NJËRI-TJETRIN/ “Big Brother” ndëshkon Donaldin dhe Ilirin

U ZUNË ME NJËRI-TJETRIN/ “Big Brother” ndëshkon Donaldin dhe Ilirin

Mbrëmjen e djeshme Iliri dhe Donaldi u zunë keq me njëri-tjetrin. (Lexo këtu) Për këtë arsye “Big Brother” ka vendosur t’i dënojë.

Brenda shtëpisë ka mbërritur një zarf ku shkruhet:

“Vëllai i madh ka vendosur t’ju japë një dënim. Ju të dy keni si detyrë të pasoni topin pa e lënë të bjerë në tokë. Topin nuk duhet ta mbani në dorë më shumë se 10 sekonda në të kundërt e humbisni lojën. Duhet të pasoni brenda 10 sekondave pavarësisht se ku ndodheni, edhe nëse shkoni në dhomën e rrëfimit, mbani derën hapur për të vazhduar pasimin, edhe nëse jeni duke ngrënë. Topin duhet ta pasoni për 2 orë”.

Nëse dyshja do të plotësojnë këtë detyrë, Big Brother do ju japë të gjithë banorëve një darkë me fruta deti dhe shampanjë.