PO KËRKONTE TUALETIN/ Pasagjerja i hap avionit derën e daljes së emergjencës – AlpeGossip
PO KËRKONTE TUALETIN/ Pasagjerja i hap avionit derën e daljes së emergjencës

PO KËRKONTE TUALETIN/ Pasagjerja i hap avionit derën e daljes së emergjencës

Një udhëtim është shtyrë për 7 orë pasi një pasagjere hapi derën e daljes së emergjencës.

Pasagjerja në fjalë ishte duke kërkuar për tualetin në momentin që shkaktoi incidentin.

Sipas raportimeve, një grua në fluturimin nga Manchester për në Pakistan ngatërri derën duke shkaktuar një emergjencë që shkaktoi edhe shtyrjen e fluturimit.

Për pasojë, të 37 pasagjerëve në bordin e Boeing 737-340 iu desh të zbrisnin nga avioni të premten mbrema. Ata më pas mbetën të bllokuar në aeroport deri në orët e para të mëngjesit.

Një zëdhënës i ‘Pakistan Airlines’ tha se pas incidentit të pazakontë është nisur një hetim.

Ai shtoi gjithashtu se aeroplani ishte parkuar në pistë kur u hap dera e emergjencës, kështu që nuk kishte asnjë kërcënim të asnjë lloji.