A është shtatzënë? Loredana "ndryshon" trendin e këngës së Drake për të dashurin e saj (VIDEO) - AlpeGossip
A është shtatzënë? Loredana “ndryshon” trendin e këngës së Drake për të dashurin e saj (VIDEO)

A është shtatzënë? Loredana “ndryshon” trendin e këngës së Drake për të dashurin e saj (VIDEO)

S’duhet humbur! Ka disa ditë që qarkullon lajmi se Mozzik dhe e dashura e tij prej kohësh tashmë, Loredana do të sjellin në jetë një fëmijë pasi burime pranë mediave rozë bëjnë me dije se Loredana është në pritje të ëmbël.

Çifti vetë nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë, as ka pohuar e as ka mohuar. Duhet thënë se kohëve të fundit Loredana është treguar më e kujdësshme me fotot, duke mos e nxjerrë në pah barkun, detaj ky që ka bërë më kuriozë fansat.

Gjithashtu në një postim të disa orëve më parë të Mozzik, Loredana duket më e fryrë në bark, por përveç kësaj na pëlqeu shumë dedikimi që ajo i bëri reperit. Besoj se tani e keni parë të gjithë kërcimin që është kthyer në trend nga Drake, pikërisht atë të “In my feelings”. Epo Loredana e ka ndryshuar dhe nuk thotë “Kiki do you love me”, por “Mozzik do you love me”.