BORA-DONALD VS ILIR-BEATRIX/ Çfarë pritet të ndodhë në formatet e kërcimit – AlpeGossip
BORA-DONALD VS ILIR-BEATRIX/ Çfarë pritet të ndodhë në formatet e kërcimit

BORA-DONALD VS ILIR-BEATRIX/ Çfarë pritet të ndodhë në formatet e kërcimit

U duk sikur ‘drama’ mbaroi, por kemi përshtypje se jo. Çifti Bora Zemani-Donald Veshaj do jenë sërish përballë Beatrix Ramosaj e cila ka të ngjarë të ketë në krah Iliri Shaqirin këtë herë.

Si?

Në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurrentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, do vënë përballë edhe një herë emrat e sipërpërmendur.

Tashmë është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars” që do të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel. Po ashtu, sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.

Nga ana tjetër, përballë tyre mund të jetë Iliri dhe Beatrix. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance With me”. Ditën e djeshme Alketa Vejsiu ka konfirmuar rikthimin e spektaklit të humorit, pikërisht në muajin shtator.

Por, ka marrë vëmendje që ajo ka ripostuar në Instagram një video të publikuar nga një fanse fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”. Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bën të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit.

Mesa duket Iliri dhe Donaldi do jenë sërish në konkurrencë, por në kushte të tjera. Ajo që ishte mbështetësja e tij në BBVIP do jetë në krah të Ilirin këtë herë, kurse krah Donaldit do jetë partnerja e shumë viteve tanimë.

Pak javë më parë Alketa Vejsiu e pyetur në lidhje me ethet e konkurrencës, dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy. “E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.