“DOJA QË ATË NATË…”/ Sabiani e cilësoi lidhjen me Keisin si “theshethem”, Lorenci flet nëse ndikoi në ndarjen me Kristin – AlpeGossip
“DOJA QË ATË NATË…”/ Sabiani e cilësoi lidhjen me Keisin si “theshethem”, Lorenci flet nëse ndikoi në ndarjen me Kristin

“DOJA QË ATË NATË…”/ Sabiani e cilësoi lidhjen me Keisin si “theshethem”, Lorenci flet nëse ndikoi në ndarjen me Kristin

I ftuar në Fan Club, një ditë pasi la shtëpinë e Big Brother, Lorenci u shpreh se nuk ka pasur si qëllim të ndikojë në marrdhënien e Keisit me Kristin.

I pyetur për reagimin e Sabianit, që lidhjen e Lorencit me Keisin, e ka cilësuar “si thashethem”, këngëtari u shpreh se nuk është në dijeni se sa informacion ka pasur ai.

“Unë Sabiani nuk e di se për çfarë ka qenë në dijeni apo jo, por unë ju kam kërkuar falje dhe Keisit, dhe Sabianit. Unë Sabianin e kuptoj si prind. Unë u preka shumë kur ndodhi, atë natë doja të dilja.

Unë nuk mendoj që u ndikua nga unë Keisi që u nda. Unë i kam pas gjërat e mbyllura me Keisin. Unë s’do bëja kurrë diçka për lojën”, u shpreh Lorenci.