Më në fund, Meghan Markle vendosi të bëjë pak pushim nga jeta e saj prindërore për të bërë paraqitjen e parë në publik, 5 javë pas lindjes së djalit.
Ashtu siç pritej, Meghan mori pjesë në ‘Trooping of Colour’, në nder të ditëlindjes së mbretëreshës këtë të shtunë.
Dukesha kishte veshur një fustan në ngjyrë blu të errët, teksa është parë në karrocë së bashku me bashkëshortin e saj, Princ Harry dhe Kate Middleton. Treshja është shfaqur shumë e lumtur, duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë xhiros së karrocës. Sipas ‘CNN’, Meghan do t’i bashkohet familjes mbretërore në ballkonin e pallatit mbretëror , për herë të parë pas daljes së saj në ditën e dasmës.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry, kanë vendosur që momentalisht të përkushtohen në rritjen e djalit të tyre, Archie.