VONOI POR NUK ZHGËNJEU/ Kylie Jenner tejkalon veten për festën e ditëlindjes së Stormi-t dhe është një çmenduri (FOTO) – AlpeGossip
VONOI POR NUK ZHGËNJEU/ Kylie Jenner tejkalon veten për festën e ditëlindjes së Stormi-t dhe është një çmenduri (FOTO)

VONOI POR NUK ZHGËNJEU/ Kylie Jenner tejkalon veten për festën e ditëlindjes së Stormi-t dhe është një çmenduri (FOTO)

21-vjeçarja bashkë me partnerin e saj organizoi një festë ditën e ditëlindjes së vogëlushes, por jo siç e kishin ëndërruar. Shiu u prishi planet dhe nuk mundën ta realizonin festën ashtu siç e kishin planifikuar për në kopsht.

Por asgjë në këtë botë duket se nuk e ndalon Kylie Jenner që të festojë ditëlindjen e parë të Stormi-t në mënyrë spektakolare dhe përrallore!

“Bota e Stormi-t”, kështu është quajtur festa e dytë që u bë mbrëmjen e kaluar për vogëlushen.

Pothuajse gjithçka ishte frymëzuar nga albumi i fundit i Travis Scott, “Astroworld”, ky pjesa e hyrjes ishte e njëjtë si tek albumi i reperit të njohur.

Mandej dekorimi i brendshëm ishte dashuri më vete! Ushqimi dukej tepër i shijshëm dhe kudo në pije shkruhej “Stormiworld”.

Kylie përmes Instagramit të saj na ka mbajtur të përditësuar të gjithëve me gjithçka ndodhi në festë.

Nuk ka hezituar të shpërndajë edhe një video ku DJ i njohur Khaled, i dhuroi vogëlushes një çantë të vogël “Channel.”