Bëhuni gati! Nga Armina tek Sara Hoxha, këto janë dasmat VIP që do të na çmendin këtë vit (FOTO) – AlpeGossip
Bëhuni gati! Nga Armina tek Sara Hoxha, këto janë dasmat VIP që do të na çmendin këtë vit (FOTO)

Bëhuni gati! Nga Armina tek Sara Hoxha, këto janë dasmat VIP që do të na çmendin këtë vit (FOTO)

Viti që lamë pas mund të quhet padyshim viti i dasmave të të famshëmve shqiptarë, por edhe 2018-ta nuk mbetet prapa në këtë pjesë. Të shumtë janë personazhet e njohur shqiptarë që kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjet e tyre me martesë.

Disa nuk e ka problem dhe tashmë i ka bërë publike detajet e dasmës së tyre, ndërsa disa të tjerë janë shumë të rezervuar në këtë aspekt dhe e pranojnë vetëm nën zë që do të kemi dasmë. Pavarësisht këtyre mund të themi se vera do të jetë stina e bumit të dasmave.

 

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa një vit më parë familja e tyre u shtua edhe me një djalë, Londonin.

Tashmë të gjithë jemi duke pritur dasmën e tyre dhe duket se do ta kemi këtë verë. Këtë e ka pranuar vet Sara teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku tha se do të martohet në verën e vitit 2018, por nuk zbuloi më shumë detaje. Me shumë gjasa kjo do të jetë dasma e vitit dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar rreth detajeve, megjithëse çifti i njohur është treguar shumë i rezervuar në këtë pjesë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej vitesh kanë një lidhje të konsoliduar dhe tashmë janë fejuar dhe bashkëjetojnë. Të gjithë janë kurioz të dinë se kur dyshja e njohur do ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tyre dhe shumë herë është aluduar për këtë.

Një vit më parë e ftuar në emisionin “Rudina”, Armina pranoi publikisht se e ka marrë një propozim për martesë nga Shkëlzeni.

“Duke qenë se unë jo shumë gjëra i bëj publike, martesa është një gjë që është folur, unë e kam marrë propozimin, pra unë e kam thënë që jemi duke pritur momentin e duhur se duam të jetë diçka shumë e veçantë’, u shpreh Armina.

 

Së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb”, Armina deklaroi publikisht se së shpejti do të kemi dasmë dhe lidhja e tyre tashmë do të bëhet zyrtare.

Landi Hysi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private, ndaj dhe kureshtja e publikut për të është e madhe. Anëtari i grupit “West Side Family”, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, të janar të këtij viti, pranoi publikisht se së shpejti do të kemi dasmë.

“Nuk jam martuar, por në ato ujëra. Jam i dashuruar”, u shpreh Landi.

Me shumë gjasa dasma e Landit dhe partneres së ti do të bëhet gjatë verës së këtij viti.

Moderatorja simpatike e DigitAlb, Jona Spahiu, pak ditë më parë u përfol në emisionin “Chaud Patate”, në Energy Radio, se do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj më të dashurin Frenkli Ymeri.

Menjëherë pas këtyre thashethemeve, Jona e ftuar në emisionin “Thumb” u pyet për këtë çështje.

“Së shpejti, ndoshta”, tha ajo duke buzëqeshur dhe duke na lënë të kuptojmë se thashethemet se moderatorja do të kurorëzojë këtë vit me martesë lidhjen e saj, janë të vërteta.

Moderatorja Floriana Garo i ka befasuar të gjithë me lajmet e njëpasnjëshme për jetën e saj: fillimisht fejesa me avokatin e njohur, më pas largimi drejt Gjenevës, ardhja në jetë e vajzë dhe tashmë të gjithë po presim dasmën.

Në një intervistë për “Gazetën shqiptare” Florian Garo tha pak kohë më parë se ajo dhe Enisi janë martuar zyrtarisht dhe dasma e tyre do të bëhet pas ardhjes në jetë të vajzës.

“Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur”, ka thënë Floriana.

Kështu që me shumë mundësi gjatë kësaj vere mund të kemi edhe dasmën e Florianës me Enisin.

Këngëtarja Marsela Çibukaj prej kohësh është në një lidhje dashurie. Ajo nuk preferon të zbulojë më shumë për të dashurin e saj, por pranon se edhe profesioni i tij lidhet më artin.

 

Në një intervistë për emisionin “Talk Talk”, Marsela na la të kuptonim se me shumë mundësi gjatë këtij viti do të organizohet edhe dasma e saj me djalin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën.

“Ndoshta mund të jetë viti i fustaneve, fustaneve të bardha. Nëse e them këtu, nuk i dihet, mund të më sjellë fat”, u shpreh Marsela.

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila pak kohë më parë u surpriza me një propozim magjik nga hokeisti çek Jakub Kindel, tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën e saj.

Ceremonia e dasmës do të bëhet më 29 qershor në SHBA, në Florida.

Këngëtarja Adelina Tahiri i befasoi të gjithë me martesën e saj të papritur me Serjozha Markov. Ata janë martuar zyrtarisht, por dasma nuk është bërë ende. Tashmë Adelina është në pritje të ëmbël dhe sipas deklaratave të tyre së shpejti do të organizohet edhe dasma.

Sipas thashetheme që qarkullojnë dasma do të organizohet në Vjenë, me shumë mundësi pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, dhe do të kenë 120 persona të ftuar.

Dy ish-banorët e “Big Brother 9”, Danjeli dhe Fotinia vitin e kaluar lajmëruan fansat dhe të afërmit se së shpejti do të organizonin dasmën e tyre, por shumë shpejt e mohuar duke thënë se e kanë shtyrë për një kohë tjetër për shkak të pamundësive të tyre ekonomike.

Ndërsa së fundmi në një video-live me fansat në Instagram ata janë pyetur përsëri për faktin se kur do të martohen.

Danjeli dhe Fotinia pohuan njëzëri se këtë herë e kanë vendosur dhe nuk do të ketë më shtyrje, do të martohen në verë.